Ze Maria: Neser vetem per tre pike dhe Superioren

“Luajme neser ndaj Apolonise, nje skuader me te cilen kemi luajtur dy here gjate ketij sezoni. Kemi barazuar nje ndeshje te luajtur ne Fier, kemi fituar ne takimin e pare ketu ne Tirane. Kemi luajtur keq ne takimin ku barazuam. Besoj se duhet ta marrim akoma me seriozisht kete perballje, sepse e kemi te fresket ate çfare ka ndodhur. Do te jete nje takim ku do te luajne disa prej lojtareve qe nuk kane patur shume minuta ne ndeshjet e meparshme. Do te luajme ne nje fushe aspak te mire. Do na e beje te veshtire ne, pasi kemi nje skuader te mire teknikisht.
Per sa i perket tre skuadrave qe do duhet te luajme kete periudhe, si Apolonia, si Bylisi, por dhe Tomori jane skuadra te forta dhe ne kemi hasur veshtiresite tona. Bylisi eshte skuader qe nuk kemi mundur ende kete sezon, ndersa Apolonia na ka barazuar ne ndeshjen e fundit. Gje e cila na ben te mendojme per 3 piket, te cilat jane te rendesishme per sa i perket objektivit qe kemi. 4 pike eshte nje diference per te menduar gradualisht. Duhet te fitojme ndeshjen neser, me pas do te shkojme ne Ballsh per fitore dhe diferenca do te thellohet. Duhet t’i marrim gjerat nje nga nje dhe duhet te qendrojme me kembe ne toke.
Ngoo ka patur nje demtim dje ne stervitje, gje qe e detyroi te linte stervitjen. Ka kryer vizitat mjekesore dhe ka rezultuar se ka demtuar meniskun por ende nuk e dime graden e demtimit. Nese eshte nje demtim jo i rende ndoshta do te kthehet shpejt. Gjithsesi te presim pergjigjet. Me vjen keq qe ai u demtua ne momentin e tij me te mire. Ne kemi futbolliste te tjere qe jane te pergatitur per te bere mire.
Te luash me frike do te thote mos luash fare. Kete gje nuk e kam ne karakter. Une do te mundohem te bej me te miren neser, edhe pse do te mungojne, Lika, Sentamu dhe Ngoo. Sentamu eshte rikthyer me kombetaren pas 3 vitesh. Me vjen mire per kete. Ka luajtur ndeshje te mira gjate ketij sezoni. Lika eshte nje lider per skuadren tone. Eshte ne faze rikuperimi”.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App