Stadiumi “Selman Stërmasi” është shtëpia e bardhebluve. Skuadra e Tiranës luan këtu pjesën më të madhe të ndeshjeve gjatë sezonit futbollistik. Stadiumi është ndërtuar në vitin 1956 dhe ka mbajtur emrin Stadiumi “Dinamo” deri në vitin 1991 ku u ndryshua në “Selman Stërmasi”, në nder të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së Tiranës. Kapaciteti i “Selman Stërmasit” është 9000 vëndesh.