Refik Halili është presidenti i Klubit të Futbollit Tirana si aksioneri i parë, prej 17 Nëntorit të vitit 2014 me 66 % të aksioneve. 34 përqind e aksioneve i përkasin Bashkisë së Tiranës.

Presidenti Halili nuk është vetem njeriu i parë i klubit apo aksioneri më i madh, por është një njeri i shtëpisë tek Tirana.Tifoz, pasionant, sponsor prej fillim viteve 1990 dhe kontribues për klubin edhe në ditet më të vështira.

Në vitin 2004, Refik Halili u bë pjesë e katërshes së donatorëve që morën drejtimin e skuadrës. Një nga periudhat më të suksesshme të klubit bardheblu. Në vitin 2008, i vetëm në krye të skuadrës arriti të fitojë titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

Në vitet 2010-2011, presidenti Halili vijoi në krye të Tiranes si sponsor i klubit bardheblu. Në verën e vitit 2013 ai u rikthye në klub si sponsor pas dy vitesh ku KF Tirana u administrua nga Bashkia e Tiranës.

Kontribuoi për klubin në gjysmën e parë të sezonit vetëm si sponsor për të rimarrë më pas drejtimin dhe menaxhimin e KF Tiranës në gjysmën e dytë të sezonit 2013-2014 duke vazhduar dhe sot.

Gjatë periudhës së menaxhimit të presidentit Halili, Klubi i Futbollit Tirana ka pësuar gjithashtu disa ndryshime në infrastrukturë.

Presidenti ka investuar duke rinovuar Kompleksin stërvitor “SkënderHalili” dhe stadiumin “Selman Stërmasi”.