Ze Maria: Morem një tjetër trepikësh drejt objektivit final

Fitorja ndaj Pogradecit nuk ishte e lehtë, gjërat bëhen të lehta kur të gjithë japin në fushë 100% e tyre. Dhe këtë e bëri skuadra ime në fushë, ku të gjithë u impenjuan në maksimum për ta fituar këtë takim. Ishim pak nervozë në fillim, pasi pas pak sekondash dhuruam një rast per kundërshtarin, por për fat te mire Lika u tregua i zoti. Morem një tjetër trepikësh drejt objektivit final. Turtulli? Turtulli nuk ka asnjë problem, ishte vetëm një zgjedhje teknike, të cilën e bëra unë. Bishaj luajti shumë mirë, ndërsa Musa nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe teknike, ndaj mendova që përkrah Cakes të zgjidhja Bishajn. Dhe u përshtat më së miri dhe rrezikoi shumë pak. Kjo dëshmon se kemi lojtarë cilësorë në këtë grup dhe gjithsecili mund të luajë. Nga këtu e deri në fund kemi edhe 7 ndeshje për të luajtur. Janë javë të rëndësishme dhe nuk ekziston asnjë kundërshtar i lehtë dhe për më tepër kundër Tiranës, ku të gjithë duan të na mposhtin. Kjo na ka shoqëruar gjatë gjithë kampionatit, ndaj nuk mendoj se diçka do të ndryshojë tani. Duhet të vazhdojmë rrugën tonë, duhen fituar që të gjitha përballjet për të arritur objektivin tonë, që është ngjitja në Kategorinë Superiore.e të mi. Bylisi? Nuk më intereson shumë sesi doli ndjekësi. Mua më intereson ekipi im dhe tri pikët. Është shpejt për të menduar për përplasjet direkte me rivalin e vendit të dytë. Ne marrim ndeshjet një nga një. Në lojë do të jenë futbollistët që kanë gjendjen më të mirë. Nuk kemi kohë dhe mundësi për eksperimente dhe rrotacione të panevojshme.