Ze Maria: Kam besim qe do te fitojme neser perballe Vllaznise

“Luajme nje ndeshje te rendesishme, perballe nje kundershtari te cilin e respektojme. E di rendesine e kesaj ndeshje, e njoh kundershtarin pasi e kam ndjekur ne disa transmetime televizive dhe kam pare dhe disa DVD. E di qe kjo eshte nje ndeshje derbi persa i perket historise se dy skuadrave dhe se tifozet duan te fitojne e festojne neser. Lojtareve i kam shpjeguar se ky takim nuk ka asnje lidhje me cfare ka ndodhur sezonin e kaluar, ne javen e fundit. Eshte nje histori e re tani. Skuadra ka nje tjeter trajner, kane ardhur lojtare te rinj dhe klubi ka nje tjeter mentalitet.

Une e kam thene gjithmone qe nuk ka rendesi emri i skuadres me te cilen luajme, kategoria apo kompeticioni, ajo qe ka rendesi eshte qe ne te zbresim ne fushe per te fituar. Kete mentalitet kam une dhe kete mentalitet po fiton dhe skuadra. Neser perballe Vllaznise kam besim qe do te fitojme edhe pse duhe te them qe asgje nuk perfundon neser por pas dy javesh ne takimin e kthimit. Kemi motivimin e duhur per te treguar se nuk jemi nje skuader qe meritojme te luajme ne Kategorine e Pare por ne Kategorine Superiore.

Cfare ndodhi me shiritin e kapitenit?! Nuk e kuptova pse u be aq e madhe. Tirana e ka nje kapiten dhe nje zevendes kapiten. Erando Karabeci eshte kapiteni dhe lideri i kesaj skuadre. Nese ai nuk luan eshte Ilion Lika. Nese as ai nuk eshte ne fushe, me pas i takon trajnerit te marre nje vendim.

Sentamu eshte stervitur shume gjate javes dhe per kete motiv une i dhash shiritin, per ti treguar lojtareve se sa te motivuar duhet te jene e se me pas mund te marrin nje shperblim ne fushe. Kapiteni i Milanit ka vetem dy muaj me skuadren dhe ka marre shiritin. Cdo lojtar mund te jete nje dite kapiten. Une kam qene tek Perugia dhe te skuadra te tjera ku kam luajtur dhe e di cfare do te thote te kesh ate status.

Te jesh kapiten i nje skuadre do te thote te jesh lider i saj. Te jesh trajneri ne fushe dhe te motivosh shoket e skuadres ne cdo moment. Kete e kam biseduar me Karabecin qe diten e pare qe kam nisur punen. Nuk ka asnje ceshtje shiriti ne skuader”.