Ze Maria: Jam i zhgenjyer nga menyra si skuadra u soll ne fushe

Ekipi kundershtar beri shume me teper se ne dhe meritoi te fitonte kete ndeshje. Jam shume i zhgenjyer per menyren se si skuadra u soll ne fushen e lojes. Tirana nuk mund te kete nje mentalitet te tille per te fituar titullin kampion ne Kategorine e Pare. Ndoshta kjo humbje erdhi ne momentin e duhur qe ti bej lojtaret te reflektojne. Une nuk kam ndermend te flas me ta tani pas ndeshjes pasi eshte me mire ta bej nje gje te tille kur te jem me i qete.

Kete ndeshje do ta analizojme gjate per te kuptuar cfare nuk ka shkuar ashtu si duhej. Megjithate nuk ka ndodhur asgje qe nuk ndodh ne futboll. Ne jemi brenda objektivave, vijojme te jemi ne vendin e pare dhe kjo ishte humbja e pare pas gjashte fitoresh rradhazi.