Ze Maria: Dua tre piket kudo qe luajme
“Me Naftetarin, luajme per trepikeshin e radhes. Kemi marre maksimumin ne dy javet e para ndersa neser pres qe te shkojme ne kuoten e 9 pikeve. Nje skuader si Tirana luan ne cdo aktivitet per ti fituar ndeshjet. Lojtaret e mi nuk do te nenvleresojne asnje kunderstar. E kemi te qarte qe jemi pjese e nje klubi te rendesishem me nje te kaluar te rendesishme ndaj duhet te japim me te miren perballe cdo kundershtari. Ky eshte mentaliteti qe kam dhe dua nga skuadra. Sa i perket sulmuesve qe gjeten golat, e pata thene qe kur te zhbllokoheshin, cdo gje do te shkonte ne rrugen e duhur. Kundershtari qe luajme neser, nuk luajti me ekipin me te mire ne Kupe dhe ndaj pesuan 13 gola. Por cdo ndeshje ka nje histori te vecante dhe nuk mund te quhet e fituar ende pa u luajtur. Ne Itali edhe une kam luajtur ne skuadra te vogla, sic eshte rasti i Peruxhias. Sa here qe luanim ndaj Interit, Juventusit apo Milanit jepnim gjithmone me te miren dhe ndonjehere arrinim te fitonim. E njejta gje vlen edhe per Tiranen, te gjithe kundershtaret duan te tregojne se mund te luajne perballe nje skuadre te madhe ne Shqiperi. Per kete arsye ndeshjet kunder nesh jane te ndryshme nga ato me kundershtaret e tjere, sepse Tirana eshte skuadra qe ka fituar me teper tituj dhe qe njihet me shume jashte Shqiperise. E njoh historine e ndeshjes me Vllaznine, por perpara turit te dyte, kemi edhe dy ndeshje te tjera per te luajtur. Do te mendojme per kete sfide pas dates 14, do te kemi kohe ti studiojme”.