Ze Maria dhe Karabeci vleresojne Maccabin: Luajme shanset tona, do provojme gjithcka
Ze Maria – Kemi ardhur te provojme shanset tona. E dime qe eshte nje ndeshje shume e veshtire, pasi u shortuam me kundershtarin me te forte te mundshem.Nuk e kam pergatitur ekipin te luaj ne mbrojtje, pasi eshte shume e thjeshte qe ta besh ate gje. Do tentojme te bejme surprizen dhe jam i bindur qe lojtaret e rinj qe kam ne dispozicion, do te japin maksimumin per te treguar se sa vlejne dhe patur nje mundesi per te luajtur ne ligat e medha europiane. Surprizat ne futboll ekzistojne, ne 1996 kam qene pjese e skuadres olimpike te Brazilit, me lojtare si Ronaldo dhe Romario por ne gjysmefinale na mundi Nigeria, ku askush nuk e mendonte.
Erando Karabeci – Nuk kemi ardhur per turizem. Jemi ketu per te provuar shanset tona dhe do te japim maksimumin nga vetja. Kemi ne perberje lojtare te rinj te cilet duan te tregojne vlerat e tyre. E dime qe Maccabi ka nje skuader me shume eksperience ne Champions Lige po ashtu dhe ne Europa Lige. Megjithate kjo nuk na tremb aspak, perkundrazi jemi gati per te dhene me te miren dhe per te provuar nje rezultat pozitiv.