Uku: “Skuadra nuk është nën presion. Besojmë se ndeshja e nesërme do jetë kthesa e rezultateve pozitive…”
Zv. Trajneri Olsi Uku u shpreh sot në konferencen për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KS Kastrioti. Tekniku iu përgjigj pyetjevë të gazetarëve
A ka presion tek skuadra pas 5 barazimeve?
Skuadra nuk është nën presion. Jemi paraqitur mirë, kemi zhvilluar ndeshej të mira. Unë mendoj se ekipi është në nivelin e duhur. Rezultatet do të vijnë shpejt. Besoj nga ndeshja e nesërme do jetë kthesa e rezultateve pozitive.
Çfarë duhet të bëjë Tirana ndryshe?
S’besoj se duhet të bëjmë diçka ndryshe. I përgatisim ndeshjet për t’i fituar. Nuk do të kemi diçka ndryshe nesër. Thjesht, duhet ta respektojmë kundërshtarin. Shpresoj të paraqitemi mirë.
Cfarë mund të na thoni për situatën e Ernest Muçit?
Asgjë, ishte thjesht një shqetësim i vogël, nuk ka asnjë lloj problemi.
Paraqitje të mira por pa rezultate si është situata?
Paraqitjet e mira duhet të rezultohen me fitore. Besoj se jemi aty afër, jemi brenda objektivave.
Skuadrës i është rikthyer Cale dhe i është bashkuar Seferi, keni ndonjë plan të veçantë?
Mund të ndodhi kjo. Për ne nuk janë 4 fantastikë, janë të gjithë fantastikë. Nuk është se e kemi plan të veçantë.
Përballja me Kastriotin?
Kastrioti meriton respekt. Kanë gërshetuar mirë elementin e ri me eksperiencën. Kanë një periudhë të gjatë kohe që luajnë dhe janë agresivë në fushë. Janë ekip që të imponojnë respekt. Jo, rastësisht janë aty në renditje falë rezultateve pozitive që kanë arritur.
Cfarë komenti keni për fjalët e Egbo?
Jo, nuk kam asnjë mendim. Është thjesht mendimi i ish-trajnerit.
Seferi mund të debutojë?
Ai është stërvitur me ne që ditën e hënë. Besoj se është gati për të luajtur. Pastaj, do vendosim si staf nëse do të luajë apo jo.
Cfarë mund të thoni për merkaton?
Nuk besoj se është kompetenca ime. Punojmë me ata futbollistë që kemi në dispozicion.