U19/ Tirana “shpartallon” Akademinë AAS

KF Tirana – Akademia AAS 6-1

Shënues: Gjumsi 34’, 36’ 44’, Malo 54’, Pasmaciu 66’, Musai 80’

Të rinjtë “shpartalluan” ekipin e akademisë AAS së Shkodrës. Debutim edhe tek U19 për trajnerin Bledar Devolli i cili e nis në mënyrën më të mirë kampionatin. Disavantazh 0-1 dhe përmbysje me gjashtë gola, ku tre prej tyre mbajnë firmën e Gjumsit.

Një gabim i bardhebluve i dha avantazhin shkodranëve me Mullajn i cili me portën e zbrazur dërgoi topin në rrjetë, por avantazhi zgjati pak, pasi djemtë e Devollit reaguan me dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit pikërisht në të 34’ dhe 36’.  Një minutë përpara përfundimit mendoi përsëri Gjumsi duke shënuar golin e tretë për skuadrën dhe të tijin personal.

Edhe fraksioni i dytë i lojës ka ndryshime. Malo në të 54’, Pasmaciu në të 66’ dhe Musai në të 80’ vulosën fitoren e parë në kampionat për Tiranën U19.

Tirana U19: Kodra, Çiçi, Malo, Nurja, Musai, Çeku, Stafa, Abazaj, Gjumsi, Hasaj, Elezi.
Të gatshëm: Balozi, Nikaj, Sefa, Bajraktari, Pasmaçiu, Zëre, Met’hoxha, Shkreta, Avdiu, Koni.
Trajner: Bledar Devolli