U19, Goleadë dhe spektakël ndaj Partizanit
Tirana U19 kampione e grupit A. Ditë trofesh për Akademinë KF Tirana.
Pas suksesit të U17, rradha është për U19 e drejtuar nga Migen Memelli për të mposhtur Partizanin. “Poker” edhe për bardheblutë e rinj të cilët realizuan të parët me anë të Stafës në minutën e 30 të takimit.
Fraksioni i parë i lojës përfundoi me shifrat 1-0 në favor të bardhebluve të cilët e udhëhoqën deri në minutën e 81’ ku miqtë barazuan me 11-metërsh me Marinajn.
Nuk zgjati shumë, ku pas 4 minutash, në të 85’, Andri Stafa realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Kur po me dohej që sfida po shkonte drejt fundit, pikërisht në të 90’ dhe 92’ Avdiu dhe Alezi kompletuan “pokerin” e dytë bardheblu duke u shpallur kampionë të U19 në grupin A.
Shënues: Stafa 30’, 85’, Avdiu 90’, Elezi 90+2’ / Marinaj 81’ (11-m)
Tirana: Kozi, Malo, Nurja, Musai, Pasmaciu, Stefa, Abazaj, Cejku (Avdiu 65’), Gjumsi (Bashaj 80’), Stafa, Muci (Elezi 70’)
Trajner: Migen Memelli
Partizani: Shehaj (Ferat 67’), Gjoni, Cami (Kozi 50’), Rexhepi, Carcani (Hysaj 77’), Qyra, Meli, Ndrejaj (Bardhi 55’), Marinaj, Qato, Karabashi (Viba 63’)
Trajner: Ylli Shehu
Kartona të verdhë: Stafa, Musaj / Carcani