U19: Bardheblutë mposhtin Laçin për Kupë

Bardheblutë mposhtin Laçin për Kupë
Është luajtur sot çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë përballë KF Laçit, sfidë e fituar nga bardheblutë me rezultatin e pastër 2-0.
Argel Avdiu shënoi i pari për Tiranën në minutën e 8’ të takimit. Pavarësisht tentativave të dy skuadrave, 19-vjeçarët e administruan mirë rezultatin duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Në fraksionin e dytë, ishte Stiven Meculi i cili dyfishoi rezultatin i cili nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes, me bardheblutë që kalojnë në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë.