U17, “poker” ndaj Partizanit

KF Tirana U17 shpallet kampione e grupit A pasi ka mposhtur sot me rezultatin e pastër 4-0 Partizanin. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” është dominuar totalisht nga djemtë e Muhametit të cilët kanë realizuar plot katër herë në portën e Partizanit.

Meculi zhbllokoi i pari ndeshjen në minutën e 15’ të takimit. Bardheblutë shpërdoruan një 11-metërsh me Qefaliajn. Fraksioni i parë i lojës përfundoi me shifrat 1-0.

Në të dytën, u realizuan edhe tre gola të tjerë. Me rifillimin e lojës dyfishoi Karaj, e më pas Birce. Me qetësinë e rezultatit, trajneri Muhameti vendosi të freskojë skuadrën duke hedhur në fushë Sinën, Xhepën, Velon, Cekën e Llagamin. Në fundin e takimit, Birce vulosi “pokerin” bardheblu ndaj Partizanit duke i dhënë trofeun e rradhës KF Tiranës U17.

Shënues: Meculi 15’, Karaj 46’, Birce 50’, Birce 90’

Tirana: Sogani, Blaceri, Alla, Nela, Elezaj (Velo 70’), Qefalija (Llagami 75’), Markoci (Xhepa 57’), Bircaj, Karaj (Ceka 85’), Meculi (Sina 55’), Gjuzi
Partizani: Marku, Peqini, Sota, Shiba, Meraj (Fera 80’), Seitaj (Qokaj 36’), Percala (Dusha 60’), Ciku (Koci 65’), Mata (Reci 55’), Qemaja, Dezhliu
Arbitrat: A. Gjeci, D. Tomorri, A. Memlikaj