Trajneri Egbo : “Privilegj të drejtosh Tiranën, tani duam Kupën”

Trajneri Egbo : “Privilegj të drejtosh Tiranën, tani duam Kupën”
Trajneri bardheblu Emanuel Egbo, në prag të ndeshjes ndaj Laçit është shprehur para mediave që kërkon të fitojë të dy takimet dhe ekipi të shkojë me moral të mirë në finalen e Kupës, një trofe që Tirana kërkon ta fitojë.

Profesor, a keni marrë oferta të tjera nga klube brënda apo jashtë vendit?

Është diçka personale. Nuk ka nevojë për koment. Asgjë nuk ka mbaruar akoma. Kampionati ka dhe dy ndeshje për tu luajtur dhe një finale Kupe. Klubi i Tiranës nuk është një klub i thjeshtë. Është klubi më i madh në vend dhe gjithmonë është kënaqësi ta drejtosh. Atë që kemi nisur duhet ta çojmë deri në fund. Një miku im tha që misioni është përmbushur, por kemi dhe finalen e Kupës. Duhet ta marrim dhe atë e më pas quhet mision i përmbushur.

Në fillim ishit në dilemë për ta marrë drejtimin e Tiranës. Sot jeni kampionë dhe në finalen e Kupës. Presidenti thotë që do flasim pasi të mbarojë gjithçka. A do dëshirojë Egbo ta drejtojë Tiranën në Champions dhe sezonin e arshdhëm?
Unë e thashë edhe më parë. Në klubin më të madh në Shqipëri, pasi ka arritur dhe titullin kampion, kush nuk do ta drejtojë?
Por ne kemi ende punë për të bërë dhe gjërat janë shumë të thjeshta. Në vazhdim do të kemi lajme.

Avdiaj është lojtari afruar së fundmi. Po merr Egbo pjesë në përzgjedhjen e lojtarëve?
Normalisht që po. Ku keni parë që një trajner të mos marrë pjesë në merkato? Normalisht është trajneri ai që e stërvit ekipin dhe duhet ta dijë çfarë lojtarësh që po vijnë, a janë në të mirën e klubit, në të mirën e skuadrës si strategji. Kshuqë është një punë e përbashkët mes presidentit, drejtorit dhe trajnerit e stafit.

Me Laçin, do preferoje ndryshime në formacion?
Gjithmonë do shofim se kush lojtarë do të jenë gati. Ka lojtarë që kanë pushuar, ka dhe nga ata që mund të pushojnë nesër kështu që jemi në rregull. E rëndësishme është që ata lojtarë që do jenë nesër në fushën e lojës do të japin maksimumin. Unë e kam thënë që çdo lojtar është i rëndësishëm për ne dhe secili duhet të japë 100% e tij.

A keni caktuar ndonjë datë për të biseduar me presidentin për të ardhmen?
Nuk e di përse përsëri kjo pytje. Ne kemi ndeshje me Laçin dhe vemendja ime është aty pasi deri në finale duhet të marrim maksimumin nga skuadra. Duhet të mbarojmë Laçin, Bylisin dhe më pas finalen. Duhet ta marrim atë Kupë me patjetër pasi kemi 100 vjetorin dhe do jetë diçka shumë e madhe nëse i fitojmë të dy trofetë.

Keni ndonjë përgjigje për skeptikët të cilët e kanë cilësuar fat ecurinë e Tiranës?
Ju e quani skeptikët. Nëse diçka ndodh një herë quhet fat, dy here tre herë, shtatëmbëdhjetë apo njëzet here nuk është më fat. Emri im është Emanuele, “Zoti është me mua” por ja kam atribuar Zotit pasi ai ka pjesën e tij në gjithë këtë sukses. Zoti nuk zbret nga qielli për të bërë punën por jemi ne. Stafi im, gjithë klubi që kemi arritur këtë objektiv që është arritur deri tani. Doja të thoja që skeptikët kanë qënë pozitiv dhe negativ dhe unë i falenderoj të gjithë, sepse më kanë bërë mirë për ta bërë punën si duhet. Prandaj e kam marrë pozitivisht.

Në mediat nigeriane jeni shprehur që këtu nuk e kanë pranuar mirë që një njeri me ngjyrë të fitojë titull për 100 vjetor. Kaq e keni ndjerë rracizmin?
Ndoshta e kanë keqkuptuar atë që kam thënë unë. Është diçka e vështirë ta pranojnë disa. Zakonisht tifozët kanë qënë pozitiv. E kam thënë shpesh përse Tirana ka dalë kampion? Ka qënë e rrethuar me njerëz pozitiv, me harmoni si një familje. Normalisht që ka pasur edhe nga ata që nuk kanë dashur të fitojë Tirana titullin kampion. Gjërat duhen thënë. Ka njerëz që kanë folur keq dhe nuk kanë qënë të kënaqur që kemi marrë rezultate pozitive. Nëse ju tregoj telefonin tim, do shikoni mbështetjen që më kanë dhënë shumë njerëz dhe kolegë të mi. Gjithçka e kam marrë pozitivisht pasi gjithçka më ka bërë të jap më të mirën dhe i falenderoj të gjithë, lojtarët, presidentin, drejtorin, gjithë administratën dhe në veçanti stafin tim pasi jemi përkushtuar shumë gjatë gjithë kohës. Ata që kanë bërë mirë e din që kanë bërë mirë, ata që kanë bërë keq e din që kanë bërë keq.

I druheni faktit që një vendim i Etikës mund ta cënojë këtë titull kampion?
Nuk kam asnjë mendje atje pasi e di që klubi ka qënë i pastër nga fillimi në fund. E kemi merituar plotësisht këtë titull. Që kur ka marrë drejtimin e ekipit deri sot, falë punës së përbashkët kemi fituar gjithçka me djersë.

Për dy ndeshjet e mbetura, do ketë minuta për futbollistët e stolit?
Do shohim kush do të jetë gati, pasi ndodh që lojtarët të kenë dëmtime apo diçka. Ne i stërvisim lojtarët çdo ditë. Futbollistët duhet të jenë gati fizikisht dhe shpirtërisht mirë që të futet në fushën e lojës. Duhet te jesh brenda ekipit që të kuptosh përse një lojtar luan apo jo dhe kush është apo jo gati. Prandaj është një gabim që shumë njerëz kane folur për ne.

A do pranonit të vazhdonit si trajner portierash nëse klubi sjell një trajner të ri?
Unë jam brënda klubit dhe presim dhe ju do merrni lajmin kur ai të vijë në kohën e duhur.