Trajneri Bledi Shkëmbi pas ndeshjes miqësore ndaj Strugës
Sapo mbyllëm një fazë përgatitore të mundimshme në Maqedoni, por i kënaqur me rezultatet e arritura nga të gjithë futbollistët që kemi patur në dispozicion. Referuar ndeshjes së fundit miqësore ndaj FC Struga, mendoj që kemi bërë një paraqitje të mire, patjetër që pritshmëritë janë akoma më të mëdha, përgjatë javës që vjen do kompletohemi edhe me lojtarë të rinj dhe jam I bindur që skuadra do të ketë një fytyrë tjetër.