Traineri Emanuel Egbo: Shanse të barabarta, japim maksimumin nesër
Trajneri Tiranës, Emanuel Egbo në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League është shprehur optimist dhe beson tek rezultati pozitiv, pasi skuadra është gati të japë maksimumin.
Sa janë shanset e Tiranës për kualifikim në këtë ndeshje?
Mendoj që Dinamo ka një avantazh pasi luan në shtëpi. Por pavarësisht se ne luajmë në transfertë, jemi të mobilizuar gjithashtu. Tani jemi këtu dhe kemi ardhur për të marrë maksimumin në këtë ndeshje.
Presidenti ka thënë që është i lumtur për shortin. Ju si e mendoni?
Presidenti ështe shprehur ashtu pasi ka marrë në konsiderate edhe skuadrat e tjera që mund të shkrtoheshim, duke menduar që aro kanë më shumë eksperiencë se të dy skuadrat tona.
Ju keni luajtur edhe më parë ndaj Dinamos. Sot, si e shihni skuadrën?
Shoh që ka ndryshim, infrastruktura është shumë më mire. Është një ndjesi shumë e mire për të qënë përsëri këtu, veçanërisht si trajner. Nuk mund ta imagjinoni dot çfarë ndjesie është.
Ju e keni studiuar Dinamos. Kush mendoni se është lojtari më i rrezikshëm?
Ne e kemi parë Dinamon dhe mendoj që i dim pikat e forta dhe të dobëta. Kanë lojtarë të fortë dhe luajnë futboll agresiv. Mendoj që përgjigja ime nuk është për tu ndarë me median.
Pak ditë më part ju festuat 100 vjetorin. Si mendoni se do ndikojë kjo tek sfida?
Ne nuk jemi këtu për shëtitje por për të marrë maksimumin dhe nëse japim 100% nesër besoj që do të marrim një rezultat pozitiv. Këtë i kam kërkuar gjithmonë skuadrës. Bëjme më të mirën tonë dhe shperblimi do të vijë.
Nëse Tirana e ka eleminuar një herë përse mos të ndodhi sërish?
Unë kam thënë që shanset janë 50-50 edhe pse ata luajnë në shtëpi. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe dhe të japim maksimumin.
Korona ëahte në favor apo në disfavorin tuaj?
Mendoj që ka pluset dhe minuset e veta. Prania e tifozëve do ti jepte një impuls tjetër ndeshjes. Duhet të rikthehen pasi futbolli pa tifozë është si një ndeshje miqësore. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.
Janë 90 minuta më të rëndësishme të Egbos?
Është një ndeshje në Champions League dhe duhet të japim maksumumin dhe të marrim atë ccka na takon. Është ndeshje e rëndësishme për të gjithë ne, për tifozët e Tiranës dhe Shqipërinë.
Ndeshja e parë e 100 vjetorit të dytë…
Nuk i shoh fare statistikat. Për mua është ndeshja e rradhës dhe duhet të bëjmë më të mirën për ta fituar.
Dinamo është në javën e 10, ndërkohë Tirana vetëm 1 miqësore. E shihni si disavantazh formën e kundërshtarit?
E kam thënë që avantazhi i tyre është aktiviteti në kampionat. Është një plus por edhe ne sapo kemi mbaruar dhe boshti i skuadrës që ka fituar kampionatin është në ritëm. Lojtarët e rinj do të tentojmë ta kalojnë këtë moment dhe të përshtaten sa më shpejt me skuadrën.
Ngoo nuk është më pjesë e juaja. Mendoni se do ndihet mungesa?
Ai ka qënë lojtar kryesor deri në përfundim të kampionatit por prurjet e reja dhe veccanërisht Mucci e ka zëvëndësuar Michael më së miri në momentet që ka luajtur. Kemi besim tek Muci dhe futbollisti që kemi afruar tani në merkato. Besojmë që janë të gatshëm për të dhënë maksimumin kur tju jepet mundësia.