Torassa: “Te japim maskimumin ne cdo loje, kjo eshte e rendesishme. Me mungon Calè…”

Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes KF Skenderbeu-KF Tirana lojtari Agustin Torassa iu pergjigj pyetjeve të gazetarëve. Ne deklaraten e tij ai us shpreh si meposhte:

Torassa si eshte gjendja jote fizike?
Fizikisht po permiresohem cdo dite. Nuk jam i sigurte nese do te luaj neser por cdo dite e shoh progresin qe bej e ne fund eshte trajneri ai qe vendos dhe vlereson gjendjen time fizike. Te shohim cdo te ndodhe.


A mund te themi se po luan me 70% te mundesive qe ke?
Nuk me pelqen te jap shifra te caktuara per sa i perket perqindeshit qe jam. Por ne rast se une vendosem te hy ne fushe eshte e garantuar qe do te jap 100%-shin tim. Trajneri e di kete gje, e di qe une jap maksimumin dhe marr pergjegjegjesi per cdo gje qe bej ne fushe.


Keni tre ndeshje transferte qe jane vendimtare per skuadrën, si ndiheni?
Fillimisht te mendojme per Skenderbeun. Ne cdo ndeshje e marrim me rradhe nje nga nje.
E vetmja forme qe ne mund te ecim perpara eshte te fokusohemi tek sfida e rradhes dhe te japim maksimumin. Te perqendrohemi tek grupi dhe nese bejme kete do te jemi gjithmone mire ne fushe.

Ju mungon Calè?
Sigurisht qe me mungon, ne jemi miq te mire, kemi qene shoke skuadre ne dy ekipe dhe kemi mardhenie te mire. Por ky eshte futbolli nje here ndodh te mungoi ai e me pas mund te ndodhe te mungoj une prandaj duhet te jemi te pergatitur per situata te tilla. Mbetemi miq te mire edhe jashte fushe dhe shpresoj te rikthehet sa me shpejt.

A do te kishte Tirana me shume pike me Calèn në fushe?
Mendoj se jo, padyshim ai eshte pjese e rendesishme e skuadres, por cdo lojtar qe zbret ne fushe jep gjithmone maksimumin dhe luajne fort. Kemi bere loje te mire dhe nuk mendoj se do te kishte dicka ndryshe. Grupu ka bere mire deri tani dhe shohim perpara.