Toli: “Respekt per cdo kundershtar. TE gjithe duhet te japim maksimumin dhe do ta gjejme rrugen drejt fitores.”
Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes perballe Kastriotit, mbrojtesi I Tiranes Ardit Toli iu pergjigj pyetjeve te gazetareve. Ne deklaraten e tij ai u shpreh si meposhte:
Toli cfare ka ndryshuar me profesor Nevil Deden ne krahasim me Egbon?
Dua te them qe qekur erdhi professor Nevil na dha me shume besim, te kemi me shume besim me njeri tjetrin. Ne cdo seance stervitore ai komunikon nje mentalitet fituesi. Ne cdo ndeshje ne duhet te mendojme fitoren dhe besoj se avash avash ne ndeshjen e ardhshme me Kastriotin te kemi fitore. Besoj se I gjithe ekipi eshte I kenaqur me trajnerin dhe mendoj se shume shpejt edhe ai do te arrije planet dhe qellimin qe ka.
A ndikojne humbjet negativisht ne psikologjine tuaj si lojtare?
Natyrisht kur nuk vijne fitoret vijne mendimet e kqija. Kete po kerkojme te gjithe, cfare nuk shkon mire, por besoj se duhet te bejme me shume durim sepse ne futboll nje fitore eshte ajo qe I ndryshon te gjitha dhe une besoj se kemi nje ekip te forte, por deri tani nuk na kane vajtur ndeshjet sic I kemi menduar. Shoh edhe nga ekipi qe po bejme stervitje te forte, duhet te kemi durim deri sa ten a vijne ndeshjet e mira dhe fitoret.
Perballe keni Kastriotin, sa I veshtire mendoni se eshte ky kundershtar?
Ashtu sic u shpreh edhe trajneri, ne kemi repsekt per cdo kundershtar dhe cdo ekip. Kemi pare qe Kastrioti po ecen shume mire dhe ka treguar kete sezon se eshte nje ekip I forte. E rendesishme eshte si do te paraqitemi ne. Mendoj se nese te gjithe japim maksimumin nuk kemi pse te kemi frike asnje ekip. Edhe ne kemi treguar se jemi nje ekip I forte Brenda dhe jashte vendit.