Tirana U19 – Shkendija e Tiranes U19 1-2
Tirana e 19 vjecareve eshte mundur ne shtepi nga skuadra e Shkendijes se Tiranes me rezutlatin 1-2. Bardheblute e drejtuar nga trajneri Sokol Bulku nuk kane mundur te marrin me te miren nga kjo perballje me nje rival direkt ne luften per titull.
Golin e vetem per Tiranen e 19-vjecareve e ka shenuar Redi Veriu ne minuten e 65’ te pjeses se dyte. Edhe pse kane provuar me shume deshire per te permbysur disavantazhin, deri ne fund rezultati ka ngelur i pandryshuar.
Javen e ardhshme 19-vjecaret bardheblu do te perballen ne shtepi me skuadren e Portos.