Tirana U17-Vora fituese me 11-metërsha
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë për U17 mes KF Tirana dhe akademisë së futbollit Vora shkoi në goditjen e 11-metërshave dhe të rinjtë nga Vora gabuan më pak se bardheblutë.
Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh gjatë 90’ minutave të lojës me anë të Thanës në minutën e 61’ të ndeshjes.
13’ minuta më vonë, pikërisht në të 73’ minutë Bajraktari barazoi nga pika e bardhë e penalltisë për Tiranën. Sfida u mbyll në shifrat 1-1 por bardheblutë nuk mund të vazhdojnë më tej për shkak se në penallti gabuan më tepër se miqtë nga Vora.