Tirana ka rigjetur lojen e mire, golat por jot re piket perballe Skenderbeut. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje qe duhej fituar por ne dy raste Hamdi Salihi ka menduar te prishe festen e 24-here kampioneve.
Tirana ka shenuar golin e pare me ane te Edes ne minuten e 3’ nderkohe qe Salihi ka barazuar 13 minuta me pas me nje 11-metersh. Bardheblute nuk jane ndalur por kane kerkuar golin e avantazhit duke e gjetur ate fale nje goli fantastik te shenuar nga Erjon Hoxhallari ne minuten e 42’ pas nje goditje denimi. Pjesa e dyte ka pare korcaret me kerkues dhe goli i barazimit nuk ka vonuar. Serish Salihi ka shenuar ne minuten e 57’ per te fiksuar rezultatin 2-2 qe do te mbetej i pandryshuar deri ne fund te takimit.
Tirana ka marre nje tjeter pike ne shtepi por kesaj rradhe bardheblute kane humbur kuoata ne tabelen e klasifikimit duke zbritur ne vendin e gjashte, me 30 pike. Ndeshja e rradhes do te luhet te dielen ne transferte perballe Luftetarit, ne oren 14:00.