Tirana – Partizani 1-2

Tirana eshte mundur ne “Selman Stermasi” nga Partizani, ne nje ndeshje qe bardheblute meritonin ta fitonin per menyren se i luajten. Nigeriani Ede ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 15’ pas nje krosimi te bukur nga Merveil. Pas ketij momenti Tirana ka menaxhuar si duhet avantazhin por ne minuten e 45’, gjyqtari Juxhin Xhaja ka akorduar nje 11-metersh te paqene per te rikthyer barazimin. Idriz Batha ka shenuar nga pika e bardhe per ti derguar te dy ekipet ne barazpeshe.

Ne pjesen e dyte Partizani ka patur nje mundesi te arte me Mazrekaj qe ka goditur traversen ndersa Tirana ka humbur mundesine per ta fituar  fituar takimin pas rastit te Edes qe nga shume prane ka goditur topin mbi tra.

Ne minuten e 85’, kur dukej se takimi po mbyllej ne barazim, Tirana eshte ndeshkuar pas nje goli te Xhevair Sukaj qe ka kercyer mbi Caken dhe ka mposhtur me koke Ilion Liken.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App