Tirana – Partizani 0-0
Ndeshja mes Tiranes dhe Partizanit ka perfunduar ne barazim. Takimi nisi te enjten ne oren 18:00 dhe u nderpre kur rezultati ishte i bardhe pa gola ne minuten e 63. Nje problem teknik beri qe te nderpritej energjia elektrike dhe pas 30 minutash pritje, ndeshja u shty te luhej te premten ne oren 14:00, serish ne stadiumin “Selman Stermasi”.
Skuadra nuk arriti te gjente golin si ne minutat e luajtura te enjten po ashtu dhe te premten. Cisse ne dy mundesite e krijuara nuk u tregua i sakte para portes. Takimi u karakterizua nga nje lufte e ashper sportive ne fushe dhe nga nje atmosfere e jashtezakonshme e tifozeve bardheblu ne shkallet e stadiumit.
Ne perfundim te takimit kapiteni i skuadres Erando Karabeci u ndeshkua me karton te kuq nga gjyqtari Jemini dhe Tirana e mbylli ndeshjen me 10 lojtare. Pas ketij takimi, bardheblute jane ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit me 22 pike. Ndeshja e rradhes do te luhet te marten ne Vlore me Flamurtarin, ne oren 17:00.