Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.
Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizoj sulmin në skuadrën e tij të zemrës. #identitetiTirona