Tirana nis pergatitjet per sezonin 2017-2018

Skuadra ka nisur te henen pasdite, ne oren 17:00, zyrtarisht pergatitjet per sezonin e ri. Bardheblute per here te pare do te luajne ne Kategorine e Pare, nje sezon qe duhet kaluar shpejt per t’u rikthyer aty ku Tirana meriton te jete. Skuadra ka zhvilluar sot seancen e pare ne kompleksin “Skender Halili”, aty ku do te vijoj pergatitjet deri ne fundin e kesaj jave. Javen e ardhshme ekipi do te zhvendoset ne Oher te Maqedonise per te zhvilluar nje periudhe pergatitore per 15 dite. Skuadra do te kompletohet ne ditet ne vijim.

Ivan Gvozdenovic eshte pershendetur me skuadren dhe bashkepunetoret e stafit teknik, pasi ka mbyllur aventuren 2-vjecare si zevendes trajner te Tirana.

 


Paralelisht me skuadren e pare ka nisur pergatitje edhe Akademia bardheblu qe kete vit ka pesuar ndryshime ne strukture dhe ne perberje. Drejtimin e Akademise e ka marre Sulejman Mema, nderkohe qe ndryshime te shumta jane bere ne strukture dhe ne stafin teknik. Migen Memellit i eshte besuar Tirana U17, ndersa Sokol Bulku do te kete drejtimin e Tiranes U19. Pergjate kesaj periudhe do te perzgjidhen me te miret e moshave perkatese, nderkohe qe pergjate javes se pare seleksionuese do te asistoje dhe trajneri Ze Maria.