Tirana – Luftetari 1-0

Tirana ka fituar ndeshjen e kthimit me Luftetarin. Ky takim i zhvilluar dje ne stadiumin “Selman Stermasi” ka qene i vlefshem per turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Tirana kishte fituar ndeshjen e pare perballe gjirokastriteve me rezultatin 1-4 dhe takimi i kthimit ka qene nje mision i lehte per bardheblute.

Trajneri Mirel Josa i ka krijuar mundesi aktivizimi ne formacion lojtareve qe kane patur shume pak hapesira ne kampionat dhe ka lene pushim disa prej titullareve.

Ndeshja ka nisur mjaft shpejt me gol per Tiranen qe ka mundur te shenoj me ane te Erjon Vucaj qe ne minuten e 12’. Deri ne perfundim te takimit rezultati ka mbetur i pandryshuar dhe dhe bardheblute kane arritur te sigurojne kualifikimin per ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise.

Ne turin pasardhes, bardheblute do te perballen me Kukesin. Ndeshjet cerekfinale do te zhvillohen ne datat 1 shkurt dhe 15 shkurt 2017.