Tirana fiton Kupën e Shqipërisë U-17
Është luajtur sot finalja e Kupës së Shqipërisë për U-17 në stadiumin “Selman Stërmasi”, KF Tirana – KF Partizani sfidë e fituar me rezultatin e thellë 4-0. Djemtë e drejtuar nga Migen Memelli, dominuan të gjithë takimin, duke realizuar një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë, respektivisht dopjeta të Meculit dhe Bircajt.
Bardheblutë e vegjël koleksionojnë kështu një tjetër trofe që i shtohet vitrinës së akademisë bardheblu.