Tirana – Beselidhja 2-0
Tirana ka arritur te fitoj ne gjysmefinalen e kthimit perballe Beselidhjes duke marre keshtu nje bilete per ne finalen e madhe te Kupes se Shqiperise. Dy golat e pjeses se pare i kane dhene bardhebluve qetesine per te menaxhuar si duhet deri ne fund takimin. Fillimisht ne minuten e 25’ ka qene Afrim Taku qe ka shenuar nga pika e bardhe e penalltise duke zhbllokuar rezultatin. Ne minuten e 40’ ka qene Hoxhallari autori i golit te dyte qe ka fiksuar perfundimisht kualifikimin e Tiranes.
Ne pjesen e dyte kane qene serish bardheblute ata qe kane kerkuar golin e trete por deri ne perfundim nuk kane mundur. Tirana eshte kualifikuar me rezultatin e pergjithshem 3-1 dhe ne 31 maj do te kene mundesi te diskutojne finalen e madhe me Skenderbeun ne stadiumin “Elbasan Arena”.