Tirana B nuk ka mundur te fitoj ne ndeshjen e luajtur sot ne “Skender Halili” perballe Velecikut. Bardheblute e drejtuar nga Krenar Alimehmeti kane zhvilluar nje loje te mire por miqte jane treguar me te rrezikshme duke ju afruar golit ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte Tirana eshte gjendur ne disavantazh por 15 minuta para fundit ka qene Celiku ai qe ka barazuar shifrat.

Bardheblute kane patur disa mundesi ne fund per ta mbyllur me fitore por sulmuesit nuk jane treguar te sakte para portes.

Kete ndeshje e ka ndjekur nga afer dhe trajneri Ze Maria se bashku me ndihmesit e tij Marco Aurelio dhe Emanuel Egbo.

Tirana B pas tre javeve te para numeron kater pike te grumbulluara. Javen e ardhshme, skuadren e Alimehmetit e pret perballja me Mamurrasin ne transferte.

SHPËRNDAJE