Tirana – Apolonia 2-0
Tirana ka bere detyren duke fituar ndeshjen e rradhes ne shtepi. Bardheblute kane kaluar pa veshtiresi skuadren e Apolonise ne stadiumin “Selman Stermasi” fale nje dygoleshi te shenuar ne pjesen e pare.
Pas humbjes me Bylisin, Tirana ka shfaqur nje tjeter fytyre ne fushe duke u treguar me aggresive dhe gjetur golat shume shpejt. Fillimisht ka shenuar Grent Halili ne minuten e 28’ dhe me pas ne minuten e 42’ ka qene Alked Celhaka ai qe ka dyfishuar shifrat duke i dhene skuadres qetesine e nevojshme.
Ne pjesen e dyte Tirana ka prodhuar disa mundesi mjaft te mira shenimi por ne finalizim Sentamu dhe Ngoo nuk jane treguar te kujdesshem. Pas javes se tete, Tirana kryeson grupin B me 21 pike.
Ndeshja e rradhes do te luhet javen e ardhshme dhe bardheblute do te perballen ne transferte me Shenkollin.