Teuta – Tirana 1-0

Tirana eshte mundur ne ndeshjen e pare zyrtare per vitin 2017. Nje gol i Ardit Hiles i ka dhene Teutes fitoren perballe bardhebluve ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Niko Dovana”. Mungesat e disa titullareve e kane detyruar trajnerin Mirel Josa ta nise me nje formacion me shume te rinj ne perberje qe ne fushe nuk ka mundur te jape ate qe duhej.

Ne minuten e 53’ Hila ka goditur nga distance per te mundur Ilion Liken qe ka bere nje ndeshje fantastike duke shmangur ne disa momente mundesine e golit per Teuten. Bardheblute edhe pse kane tentuar, nuk kane mundur te rrezikojne porten e durrsakeve vec shtylles se goditur nga Afrim Taku.

Pas ketij takimi, Tirana mbetet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit me 27 pike.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App