Tirana ka nisur sezonin e ri me nje barazim pa gola ne Durres. Bardheblute edhe pse kane patur disa mundesi shenimi dhe kane administruar lojen serish nuk kane mundur te marrin pike te plota nga transferta ne “Niko Dovana”. Daja, Nika dhe Halili ne fundin e takimit kane patur mundesi per te shenuar por traversa ne fundin e ndeshjes i ka mohuar bardhebluve fitoren.

Ne kete ndeshje eshte rikthyer Gentjan Muca pas denimit, kane debutuar Ansi Nika, Ifeyani Ede dhe Asjon Daja dhe Romuald Ntsisigui. Mbeten jashte fushes futbollistet e afruar se fundmi Merveille, Mustafa, Moise dhe Bajrami, lojtare te cilet ende nuk jane te gatshem per shkak dokumentacioni dhe demtimesh. Skuadra e ka nisur me nje loje te mire por ne finalizim fati dhe pasaktesia nuk kane lejuar te zhbllokohej rezultati.

Ndeshja e rradhes per bardheblute do te luhet serish ne transferte, kete rradhe te dielen ne Lac. Ky takim do te zhvillohet ne oren 16:00.

SHPËRNDAJE