Terheqje muskulare, Hardy Binguila nis rekuperimin
Nje jave me pare Hardy Binguila la pas vetem pak minutash fushen e lojes duke dale i demtuar nga ndeshja Tirana – Besa. Mesfushori nga Kongo ka kryer kontrollet mjekesore dhe ka mesuar se ka pesuar nje terheqje muskulare e cila do te kerkoj 15-20 dite kohe per tu rekuperuar.
Binguila ka nisur prej pak ditesh terapine riaftesuese dhe pritet te jete shume shpejt gati per trajnerin Ze Maria. Mesfushori nga Kongo eshte perforcimi i fundit qe bardheblute kane bere per sezonin e ri.
Futbollisti pritet te jete gati per ndeshjen e 18 tetorit me Vllaznine, pasi kaq kohe do ti nevojitet per te marre plotesisht veten nga demtimi i pesuar ne ndeshjen me Besen.