Të Martën, miqësore kundër Vllaznisë

Të Martën, tjetër miqësore kundër Vllaznisë
Ditën e Martë, në orën 17:00, KF Tirana do të zhvillojë miqësoren e rradhës në stadiumin “Selman Stërmasi” përballë Vllaznisë së Shkodrës.
Pas miqësores ndaj Apolonisë, kjo është ndeshja e dytë që stafi teknik ka kërkuar për të ti dhënë ngarkesën e duhur lojtarëve, por gjithashtu për të parë më mirë gjëndjen e futbollistëve të afruar së fundmi në klub. Këto miqësore do ti shërbejnë bardhebluve për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të datës 1 Tetor, play-off i Europa League.
Sfida do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të situatës pandemike.

Powered by Live Score & Live Score App