Stafi dhe skuadra “Negativë” në testet për Covid-19

Stafi dhe skuadra kanë kryer sot paradite testet për Covid-19 në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjestar i stafit bardheblu nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe gëzon shëndet të plotë. Skuadra ka marrë konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale dhe ka udhëtuar sot drejt Gjirokastrës për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit. Grupi është maksimalisht i mobilizuar dhe i përqëndruar për të marrë maksimumin në finalen e rradhës drejt synimit madhor!

Powered by Live Score & Live Score App