Stafi bardheblu shpreh pikëpamjen ndaj skuadrës në prag ndeshje

Përtej shkëlqimit në fushën e blertë nën dritat e stadiumit, për të qënë në vendin ku jemi sot nuk mjafton vetëm mundi i lojtarëve. Në prapaskena qëndron një ekip tjetër që punon intensivisht pë skuadrën në mënyrë që ajo të ketë gjithmonë një paraqitje dinjitoze në cdo dalje të saj. Një pjesë e bërthamës se skuadrës janë pjestarët e stafit teknik dhe jo vetëm, të cilët e njohin më mirë se kushdo gjendjen fizike dhe psikologjike të grupit. Në vigjilje të sfidës me Dinamo Tbisil Drejtori sportiv Arbi Laci si dhe mjeku i ekipit Yllson Ibrahimllari e fizioterapisti Tedi Maqellari rrëfyen situatën brenda ekipit në përfundim të seancës së fundit stërvitore në ambjentet e stadiumit Dinamo Arena. #identitetiTirona