Spahiu: “Jemi gjithmonë në kërkim të alternativave, të shohim cdo të ndodhë deri në fund të Janarit.”
I pranishëm sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KS Kastrioti ishte dhe menaxheri i ekipit, Enton Spahiu. I pyetur për merkaton dhe situatën aktuale në klub, Spahiu u përgjigj si mëposhtë:
Tirana kërkon sulmuesin bullgar, Ahmed Ahmedov, sa i vërtetë është ky lajm?
Është e vërtetë, por kemi pasur negociata dhe me sulmues të tjerë. Për etikë, negociatat nuk mund të tregohen, përderisa emrat nuk janë bërë publikë. Thjesht jemi në negociata me disa lojtarë, janë disa alternativa që i janë ofruar stafit teknik dhe klubeve. Do të shohim si është procedura në vazhdim.
Me sulmues mbyllet merkatoja apo keni emra të tjerë?
Nuk mund ta themi këtë, sepse drejtuesit janë gjithmonë në kërkim të alternativave për të forcuar organikën tonë. Me miratimin e stafit teknik, do të shikojmë se ç’do të ndodhë deri në fund të janarit.
Flitet për ndonjë marrëveshje për Muçin?
Muçi është i qetë, i fokusuar. Në çdo minutë mendon të japë më të mirën. Ofertat nuk komentohen. Nuk është sekret që ka interes të madh për të.
Keni ndonjë replikë për komentin e zyrtarit të Shkëndijes?
Absolutisht asnjë përgjigje