Skuadra rinis kampionatin, asnje mungese per Ilirine

Skuadra ka mbyllur nje jave pergatitore per ndeshjen e rradhes me Ilirine ne kampionat. Pas fundjaves se kaluar pushim, shkak i reshjeve te shiut, kampionati rinis te shtunen ne oren 13:00 me perballjen qe do te luhet ne fushen sportive te Ilirise.

Tirana shkon ne kete perballje me nje grup lojtaresh te kompletuar, pa asnje mungese te rendesishme. Vetem Hardy Binguila mungon prej me teper se dy muajsh, shkak i nje problemi muskular. Pjesa tjeter e skuadres eshte stervitur nen urdhrat e trajnerit Ze Maria dhe stafit teknik dhe perpara kesaj ndeshje gezon nje forme mjaft te mire.