Shoqata Tirana vlerëson KF Tiranën

Shoqata Tirona në shenjë mirënjohje ka dhënë sot në eventin “Sofra e Tiranës” vlerësimin “Titulli i Madh” për KF Tirana, me motivacionin “Arritje historike në futbollin shqiptar brënda dhe jashtë vendit. Prezente në sallën e “Pallatit të Kongreseve” ishte E bija e Selman Stërmasit, Mirjam Stërmasi e cila i dorëzoi çmimin presidentit të KF Tirana, Z. Refik Halili. Në fjalën e tij presidenti Halili u shpreh: “Është nder dhe privilegj shumë i madh për mua, për klubin tonë që këtë titull nga Shoqata e Tiranës e jep zonja Stërmasi. Në emër të klubit dhe gjithë futbollistëve që ndodhen të pranishëm sonte në sallë, ju përshëndesim të gjithëve. Jam i lumtur që sot në këtë sallë prezantuam të gjjthë festimet që do të bëjmë të gjithë bashkë për klubin e Tiranës e klubit më të madh në Shqipëri e më me shumë trofe”.
Ndërkohë Klubi i Futbollit Tirana me një video prezantuese me vargje të mrekullueshme për Tironën nga i madhi Reshat Arbana, shpalosi programin për 100 vjetorin ku po punohet:

1. Përurimi i librit “Tirona 100 Vjet”
2. Dokumentar i kushtuar 100 vjetorit të KF Tirana
3. Muzeu KF Tirana 100 vjet
4. Kënga e 100 vjetorit
5. Kupa e 100 vjetorit
6. Miqësore Luksi
7. Evente zbavitëse e speciale

Festojmë bashkë 100 vjetorin e Tiranës

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App