Shkumbini – Tirana 0-6

Tirana ka fituar me goleade ne transferten e rradhes duke vijuar serine e rezultateve positive ne kampionat. Kater fitore rradhazi, 13 gola te shenuar, asnje i pesuar dhe 12 pike per vendin e pare.

Bardheblute kane bere gjithcka mire perballe Shkumbinit ne stadiumin e Peqinit. Golin e pare e kane shenuar me ane te Albi Dokes ne minuten e 31’ nderkohe qe golin e dyte e ka realizuar Ngoo ne minuten e 40’.

Ne pjesen e dyte Tirana nuk e ka ulur aspak ritmin por ka shenuar te tjere gola pas nje loje mjaft te mire dhe kerkuese ne zonen e kundershtarit. Fillimisht ka qene Hoxhallari ai qe ka trefishuar rezultatin ne minuten e 55’, pas tij ka shenuar Sentamu ne minuten e 57’ dhe dy minuta me vone Daja ka shenuar nje super gol me nje goditje nga distance.

Dhjete minuta para fundit te lojes Ilion Lika ka pritur nje 11-metersh duke ruajtur te paprekur porten bardheblu ndersa kapiteni Karabeci ka realizuar nga pika e bardhe ne minuten e pare te shteses.

Me kete fitore Tirana vijon ecurine positive drejt objektivit Superiore.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App