Shehi:“Është e rëndësishme për të ardhmen tonë kjo ndeshje, Ju tregoj pengun tim këtë sezon…”

Trajneri Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes FK Bylis-KF Tirana që do të luhet ditën e nesërme në Ballsh. Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës, mungesat dhe sfida e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:

Situata pas fitores me Vllazninë?
Kemi marrë një fitore me shumë vlera ndaj vendit të parë, Ka qenë javë e ngjedhur. Triumfi na vlen shumë për objektivat dhe na ka sjellë anë psikologgjike të mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. 

 

Përballja me Bylisin?
Bylisi është kundërshtar i fortë, luan futboll me intensitet të lartë dhe këtë e kanë anën më të fortë. E dimë mirë se është ndeshje e rëndësishme. Në këtë fazë të kampionatit të gjitha skuadrat kanë objektivat e tyre. Dikush pretendon ngjitjen në majë, dikush për t’iu shmangur fundit. Jemi koshientë që luajmë ndaj një rivali të fortë. Javët ngushtohen dhe bëhen më të zjarrta sepse duhen pikët për cdo skuadër. Janë disa kundërshtarë që në fushën e tyre luajnë më mirë dhe janë më të fortë të jashtë. Është e rëndësishme për të ardhmen tonë kjo ndeshje. 

 

Fitoret në Ballsh të rralla?
Këto janë statistika. Për mua është hera e parë që shkoj në Ballsh si trajner i Tiranës. Nuk do komentoj cfarë ka ndodhur në të shkuarën. E thash se janë të fortë dhe në fushën e tyre shprehen më mirë. Nëse shohim statistikat e Tiranës, kemi fituar ndaj skuadrave që janë poshtë në renditje. Nuk fituam me Kukësin dhe Skënderbeun, fati është pjesë e futbollit, diku t’i merr pikët e diku t’i jep. Cdo ndeshje duhet vlerësuar, shihet edhe në rezultatet e cdo javë që duken edhe të cuditshme. Kjo ndodh sepse nuk ka shumë diferenca dhe nëse ul vigjilencën të bën dëm cdo kundërshtar.

 

Pengje?
Ndeshjet kalojnë shpejt. Sigurisht në beteja të caktuara mund të bënim më mirë. Pengu im i vetëm është fati im i keq që nuk isha në ndeshjen me Teutën sepse isha me Covid-19. Mbrojtja është shumë e rëndësishme, duhet të jesh shumë strikt në këtë fazë. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin në maksimum dhe duhet të qëndrojmë si në dy ndeshjet e fundit. Të fokusohemi në maksimum sepse 6 ndeshje janë, nuk jemi në fillim të kampionatit. 

 

Me Shehin, skuadra që kemi fituar më shumë pikë?
Ky është fakt. Kemi rikuperuar shumë, ka qenë distancë e madhe dhe rikuperimi është i konsiderushëm. Tani t’i vëmë kapakun. Të japim maksimumin tonë dhe të mendojmë vetëm ndeshjen e radhës. Të fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme, në fund bëhen llogaritë dhe shpresoj të jemi aty ku na takon dhe brenda objektivave. Për të arritur objektivat duhet të kesh kontigjent të plotë. Luhen dy ndeshje në javë dhe mund të bëjmë pak rotacion, pa prishur ekuilibrat.

 

Objektivat tani pranë fundit të kampionatit?
Me lojtarët në dispozicion mendoj se mund t’i kapim objektivat. Sigurisht nuk është njësoj si të jesh trajneri i tretë në një sezon dhe të jesh trajneri i parë, ku t’i vendos konceptet e tua. Unë mendoj se lojtarët janë. Është kthyer Danso nga pezullimi, Tim (Vayrynen) po përshtatet pak më shumë sepse kur ka ardhur në janar. 

 

Sezonin e ardhshëm te Tirana?
Nuk jam person që merrem me të ardhmen dhe me të shkuarën. Sigurisht që është e rëndësishme që një trajner ta nisë nga fillimi, por jam i fokusuar te këto ndeshje të mbetura, që janë hallka kryesore e zinxhirit, më pas të shohim dhe bëjmë llogaritë për atë që kam dhënë. Kjo është kompetencë e presidentit dhe për mua s’është e rëndësishme. Të jesh te Tirana, edhe sikur të jesh i nënti në renditje, do të flitet për titullin sepse është në ADN e klubit, që të tentojë gjithmonë maksimumin. Ne jemi të pestët dhe mendoj se nuk mund të flasim për titullin kur kemi katër skuadra përpara. T’i marrim shkallët një nga një, nuk është në dorën tonë. 

 

Afrimi në klasifikim, tashmë jeni pranë kreut?

Jemi afruar me pikë me kreun dhe kur e bën këtë pretendimi për titullin është fakt, sepse është kërkesë që ta jep tifozeria dhe fanella. Edhe po të dalësh kampion, të kërkohet dicka më shumë. Tirana nuk ka limite. Nuk do e përmend tani, dua të ngjitem dhe pastaj le të flasim për titullin.