Shehi: “Të futemi në fushë me kokën poshtë për të dalë me kokën lart. Hap pas hapi të mendojmë të ngjitemi.”
Trajneri Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes FK Kukesi-KF Tirana që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”. Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës gjatë kësaj ndërprerje të kampionatit, mungesat dhe sfida e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:
Në prag të sfidës ndaj Kukësit si duket gjendjae skuadrës?
Gjendja është e mirë, sigurisht futbolli I tillë është, javë pas jave ka provim. Nga ato që kaluam në javën që lam pas, skuadra më ka dhënë përshtypjen që mezor e pret provimin e rradhës për të marrë notat maksimale.
Përballeni me një Kukës që ka patur luhatje këtë sezon, por në ndeshjen e saj të fundit fitoi bindshëm…?
Është e vërtetë, është një skuadër cilësore pavarësisht se I kanë munguar rezultatet, por ka në gjirin e saj lojtarë shumë të mirë që bëjnë diferencën dhe të vënë në vështirësi. Koeficienti I vështirësisë është shumë I lartë kështuqë na pret një ndeshje e rëndësishme për ne.
E quani veten favorit përballë kundërshtarit?
Në psikologjinë time skuadra duhet të futet në fushë me mentalitet “une jam më I miri”, por duke dhënë maksimumin. Të futemi në fushë me kokën poshtë për të dalë me kokën lart. Kemi një fanellë që është fanellë shumë e rëndë.
Këto ndeshje janë të gjitha finale, skuadra duhët të ketë patjetër fitore për të mbajtur objektivat?
Mendoj se në futboll nuk ka të “padiskutueshëm”. Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme për ne. Javë pas jave distancat për të rekuperuar pikë ngushtohen dhe kjo I jep shumë vlerë takimit nesër, duke shtuar edhe ato që thash pak më parë, cilësinë e kundërshtarit. Në mendimin tim janë 9 finale dhe si te tillë duhet ta trajtojmë nesër. Hap pas hapi të mendojmë të ngjitemi, sepse jemi akoma të pestët.
Shënuat 5 gola, por vuajtët pjesën e parë. Pse ai ngërc me Apoloninë në fillim?
Ndeshja me ndeshjen nuk ngjan, sfidat janë të ndryshme, kundërshtarët janë të ndryshëm. Edhe me kundërshtarë si Skënderbeu bëhet e vështirë edhe për rezultatet që ka marrë por edhe për mënyrën e lojës, la shumë pak hapësira. E kam thënë edhe pas ndeshjes dhe po e them sërish, duhet ta kishim zgjidhur më mirë, duhët të ishim më të qartë. Shpresoj që këto ngërce të mos I kemi në sfidat e ardhshme.
Është skuadra e Tiranës e kompletuar?
Skuadra është e plotë përvec Dansos.
Pas Kukesit keni dy ndeshje pretendent për titull, ndihet ky presion në skuadër?
Në futboll presioni është normal dhe është I vazhdueshëm. Ne nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera por të fokusohemi tek e nesërmja, pasi të kalojmë atë do të mendojmë për të tjerat.