Shehi: “Skuadra ka kualitet. Nesër duhet të bëjmë më të mirën në fushë.”
Trajneri Shehi u prononcua ditën e sotme përpara mediave, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Tirana-Kukesi, e vlefshme për javën e 15 të Kategorisë Superiore. Në deklaratën e tij ai u shpreh si mëposhtë:
Pse Tirana nuk po arrin të fitojë më shumë se dy fitore rradhasi këtë sezon?
Këto janë statistika dhe nuk dua të merrem me to, kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas një fitoreje dhe do të përpiqemi të mbajmë këtë ritëm.
Si është kundërshtari?
Kundërshtari dihet, po luajme me lojtarë cilësorë, dhe një skuadër që për objektivat është një rival direkt kështuqë kërkon vlerësimin dhe respektin maksimal.
Si është gjendja e Torasses?
Torassa nuk është Akoma 100% gati. Duhet të shohim situatën në stërvitje dhe më pas për ndeshjen.
A është Kukësi prova e vërtetë e Shehit?
Mendoj se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se në kategorinë superior nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe janë të vëahtirë. Këtë po ë trëgojnë nga java në javë. Nuk është testi im, është ndeshje e rradhës, ndeshje përballë rivalit. Ne duhet të bëjmë sa më mirë për tju përmbajtur objektivave tona.
Ndryshimet në skuadër?
Patjetër që ne kemi kualitet në skuadër, është një skuadër offensive dhe si e tillë do të mundohemi të shprehemi në fushë. Duhet të përpiqemi me të gjitha forcat pasi edhe koha nuk premton.
E sheh si dëmtuese për psikologjinë e lojtarit faktin qe Muci po kërkohet kaq shumë?
Tani, në këtë situatëqë është futbolli modern, këto zëra janë present, aq më tepër që Muci është një lojtar xhevahir I skuadrës sonë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris cdo ditë që të jetë I qetë. Cfarë do ndodhë, do ndodhë. Nëse nuk ikën tani do të largohet më vonë. Duhet të jëtë I qetë për të dhënë maksimumin. Nëse do të jetë I qetë, vlera e tij do të shihet më ndryshe në fushë.
Si është të jesh kundërshtar përballë ish-trajnerit te Skënderbeu, Mirel Josës?
Është kënaqësi të kem përballë professor Mirelin. Kam ndarë me të shumë momente të bukura dhe shumë arritje të mëdhaja kështuqë do ta takoj me përzemërsi.