Shehi: “PËRPARA KEMI VETËM FINALE. SKUADRA TI MARRI NDESHJET HAP PAS HAPI.”

Trajneri Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Skënderbeu-KF Tirana që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Skenderbeu” në Korcë.  Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës gjatë kësaj ndërprerje të kampionatit, mungesat dhe sfida e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:

Perballeni me një ekip I cili ka ditur t’ju marrë pikë edhe ekipeve më të mëdha?
Është e vërtetë që është një kundërshtar I cili këtë javë ka bërë mjaft mirë. Ka marrë pikë dhe mbi të gjitha ka fituar besim, që është shumë I rëndësishëm në futboll. Të jemi të ndërgjegjshëm, na pret një transfertë shumë e fortë dhe shumë e vështirë.

Kale ka patur dëmtime në shpatull, do të jetë ai I gatshëm në takimin e Korcës?
Kale ndoshta nuk është në gjendjen e tij më të mirë, për shkak të kësaj nuk e ka nisur me minuta të plota. Megjithatë është një lojtar që na ndryshon shumë dhe është inteligjent, kur futet e kap shumë mirë situatën dhe atë që kërkojmë e bën shumë mirë.

A është Kale mungesa e vetme e Tiranës përballë kësaj sfide?
Kale është I gatshëm dhe është në listën tonë për sfidën e nesërme. Nuk do ta quaja mungesë, por është një vendim që kemi marrë edhe për shkak të situatës ku ndodhemi. Sic e thash pak më parë është lojtar që ndryshon shumë kur futet.

Gjendja e skuadrës?
Pjesa tjetëe e ekipit është në 100% e vet. Skuadra është stërvitur shumë mirë dhe falë zotit nuk kemi dëmtime apo pezullime këtë javë.

Taipi ka thënë se ne e njohim mirë Shehin…?
Mund të më njohin, edhe unë disa lojtarë të paktë në numër I njoh dhe I kam stërvitur. Për pjesën tjetër nuk kam një informacion të saktë përvec atyre që shohim në ndeshje dhe nga program që kemi për të kuptuar se cfarë bëjnë mirë dhe se si shprehen.

Përpara keni 3 transferta, është kjo pika më e rëndësishme e sezonit?
Mendoj se në situatën ku jemi cdo ndeshje është e rëndësishme dhe për shkak të objektivave edhe për shkak të pozicionit ku jemi. Kurrsesi nuk duhet të mendojmë për transfertat që nap resin më pas, por do të fokusohemi tek takimi nesër.

Jeni vetëm 5 pikë larg vendit të parë, a keni shpresaq për kampionatin?
Kemi rikuperuar pikë, jemi në pozicionin ku duhet të luftojmë me të gjitha forcat dhe me gjithë kapacitetin që kemi, por do ti marrim ndeshjet hap pas hapi dhe nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi Akoma në vendin e pestë, duhet të ngjitemi dhe të marrim pikë sa më shumë.

Kush e vendos këtë kampionat?
Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndëaiahme të kampionatit. Na ndajnë vetëm 10 finale dhe sit ë tilla duhet ti trajtojmë, pastaj ne fund do të bëhen llogaritë kush ka gabuar më pak do të jetë më I miri në tabelën e renditjes.