Shehi: “Ne do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, do të mundohemi të mos gabojmë.”

Trajneri Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Selman Stërmasi”.  Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës gjatë kësaj ndërprerje të kampionatit, mungesat dhe sfida e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:

Hyjmë në fazën më të nxehtë të kampionatit dhe një finale shumë e rëndësishme me Vllazninë…?

Unë mendoj se kemi hyrë tashmë në fazën e nxehtë. Faza e 4 është shumë interesante dhe shumë e ngjeshur. Të gjitha skuadrat kanë objektiva, ndeshjes ta vijnë e bëhen më serioze. Është një ndeshje e rëndësishme përballë një kundërshtari që nuk e nisi si pretendent por është në vend të parë me meritë, kështuqë duhet të djersisim shum dhe të përqëndrohemi shumë për të marrë atë që ne na intereson, fitoren.

Në sfidën me Teutën pam një Tiranë me shumë iniciativa, prisni të njëjtën gjë edhe në sfidën e nesërme?

Ne nuk kemi bërë ndeshje të këqija kemi bërë ndeshje të mira nëse meren të gjitha në vazhdimësi. Sigurisht që kjo e fundit mbahet mend pasi është ndeshje e freskët. Do të tentojmë të jemi me të njëjtin grind sic ishim me Teutën.

7 pikë larg kreut nuk janë shumë, vemendja tek ekipet e tjera ju ben më të relaksuar?

Ne nuk jemi të relaksuar pasi duhet të ishim të pozicionuar më lart, je I angazhuar që të ngjitesh edhe më shumë. Cdo ndeshje është finsle dhe nuk ke më kohë të humbasësh pikë. Unë mendoj se cdo ndeshje është e rëndësishme dhe bëjnë një kampionat shumë të fortë. Cdo skuadër ka vëmendjen e vet. 

Gjendja e ekipit, formacioni, ndryshimet?

Do të shohim se si do ta hedhim skuadrën në fushë. Gjë e mirë është që e kemi skuadrën të plotë dhe sot na takon ti japim dorën e fundit për ta mbyllur me ekipin për nesër. 

Barazimi e kënaq Tiranën?

Ne do të hyjmë për të marrë maksimumin sepse realisht na duhen shumë pikët dhe kemi shumë pak javë për të rikuperuar pozicionin. Gabimet janë me pikatore dhe do të mudohemi të mos gabojmë. 

Sa ndikon mungesa e Torases?

Torasa është lojtar i rëndësishëm, dhe mungesa e tij ndikon, pasi është pjesë e rëndësishme e skuadër.I tillë është futbolli, me lojtarët që kemi do mundohemi të bëjmë që të mos ndihet mungesa e tij. Është lojtar i rëndësishëm e pjesës sulmuese, por forca është grupi, besoj se do kompensohet mungesa.

Të vjen keq që keni lënë 4 pikë kot?

Më vjen inat sa të plas, që kemi lënë pikë, por e thamë edhe më parë që futbolli ka edhe atë pjesën e fatit. Fati nuk ka qenë me ne, pasi kemi krijuar. Nuk jam person që merrem me të shkuarën por shpresojmë ti rikuperojmë.

Titulli?

Ne duhet të fitojmë me Vllazninë për t’iu afruar katërshes së parë, pastaj si do shkojnë të tjetër është tjetër histori. Të fitojmë me Vllazninë e vendit të parë, pasi i shkojmë -4 pastaj.