Shehi: “Ndërprerja e kampionatit na bëri mirë. Apolonia, kundërshtar që meriton vlerësim dhe do të gabojmë rëndë nëse nuk e vlerësojmë sa duhet.
Trajneri Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-FK Apolonia që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”. Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës gjatë kësaj ndërprerje të kampionatit, mungesat dhe sfida e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:
Sa ju ka shërbyer kjo ndërprerje e kampionatit nga sfidat e kombëtares?
Kampionati u ndërpre në një moment të mirë për ne. Kemi patur dhe lojtare me Kombëtaret përkatëse dhe vetëm ditët e fundit jemi bashkuarte gjithë. Është një pauzë që e dinë të gjithë dhe mendoj na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë. Kemi organizuar ndeshje miqësore për ti dhënë disa minuta lojtarëve që nuk janë aktivizuar shumë.
Përballë keni Apolloninë, si e shihni këtë sfidë?
Nuk mendoj se ka përballje të lehta. Ndeshjet që duken të lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Pavarësisht pozicionit që ka është një kundërshtar që meriton vlerësim dhe do të gabojmë rëndë nëse nuk e vlerësojmë sa duhet.
Pas gjithë kësaj kohen ë drejtimin e Tiranës, cfarë mendoni se skuadra nuk ka marrë akoma nga idetë tuaja?
Unë mendoj se skuadra është shprehur mirë. Gjatë kësaj periudhe, kam parë djem që luftojnë për të arritur objektivat, sepse jemi një skuadër me objektiva madhore. Sigurisht 9 javë janë pak për të implementuar idetë e cdo trajneri, por jam I kënaqur me atë që po japin në fushë.
Gjendja e skuadrës në këtë ndeshje? Ndryshime në formacion?
Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime pasi na mungojnë dy nga lojtarët kryesorë, Erjon Hoxhallari dhe Kristi Vangjeli për shkak të kartonave. Kam besim që lojtarët e tjerë që do të futen do ta justifikojnë dhe do të bëjnë më të mirën e tyre për objektivat që kemi dhe për rezultatet që duam të marrim.
Atmosfera brenda grupit?
Atmosferën e kemi patur të mirë edhe kur nuk kemi patur rezultate, atmosfera nuk na mungon. Unë mund të humbas cdo ndeshje në fushë por nuk dua të humbas asnjë në dhomat e zhveshjes. Atmosfera është pozitive kështuqë kjo na ndihmon për tu shprehur mirë në ndeshje pasi dihet që futbolli është një lojë kolektive ku po nuk pate atmosferër e mirë puna bëhet më e vështirë.