Shehi: “Është gabim të qash atë që iku. Të përqëndrohemi tek ndeshja e nesërme sepse kanë rëndësi pikët.”
Trajneri Orges Shehi u prononcua sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Laci-Tirana. Tekniku bardhbelu u pyet për gjendjen e skuadrës pas derbit, mungesat dhe vazhdimësinë e sezonit. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:
Përballja me Lacin a është treni I fundit për Europën?
E shoh sfidë të vështirë, sfidë për të cilën duhet luftuar nga të dyja skuadrat, por kurrsesi nuk e shoh si trenin e fundit sepse ka edhe shumë javë në lojë, por e shoh si një ndeshje të rëndësishme për objektivat që kemi.
Si është gjendja e skuadrës, mungesat që keni, dëmtimet?
Gjendja e skuadrës është e mirë, përvec Bekajt I cili ka një problem familjar dhe nuk mund të jetë nesër në lojë, pjesa tjetër është stërvitur mirë dhe është e gatshme për të qënë nesër në fushë.
A ju favorizon fakti që ekipi I Lacit ka luajtur 120’ minuta ne ndeshjet e Kupës ndërsa ekipi juaj ka qënë e paaktivizuar?
Nuk e shoh në këtë aspekt pasi ditët janë të mjaftueshme për ta rikuperuar skuadrën, por e shoh si një skuadër me një anë psikologjike shumë të lartë dhe e ka një faktor plus, sepse kualifikimi në kupë sigurisht të jep një ndjesi të mirë. Gjithsesi ne duhet të fokusohemi tek skuadra jonë, duhet të bëjmë mirë detyrat tona.
Ana psikologjike e Tiranës pas humbjes në derbi?
Humbja në derbi vinte ne një moment kur skuadra po bënte shumë mirë, vinte pas tre fitoreve rradhazi që ndodhte për herë të parë në këtë sezon dhe katër javët e fundit kemi marrë nëntë pikë, por e kemi trajtuar këtë javë në mënyrë që të mos kemi ngarkesë emocionale. Tashmë duhet harruar dhe duhet të përqëndrohemi tek ndeshja e ardhshme sepse është gabim të qash atë që iku.
Kjo skuadër është pranë apo është larg lojës që kërkon Shehi si trajner?
Sigurisht që idetë dhe loja e skuadrës do edhe kohën e vet, por në këtë situatë ku jemi të rëndësishme janë pikët, kemi marrë pikë me skuadra me të cilët loja ndoshta nuk ishte aty ku duhej, por pikët u fituan. Kemi patur ndeshje ku jemi shfaqur më mirë por skemi marrë pikët. Rëndësi ka të grumbullojmë sa më shumë pikëpër vazhdimësinë e kampionatit.
Nuk është folur asnjëherë për faktin se si e morët ju skuadrën, gjëndjen ku ishte, si e shikoni këtë fakt?
Nuk jam tipi I cili do të justifikohet e të them që këtë skuadër gjeta. E kam marrë skuadrën me koshiencë të plotë dhe do të bjëmë maksimumin për të qënë aty ku duhet pavarësisht se në cfarë situate e kam marrë skuadrën. Nuk do të më dëgjoni kurrë të bëj komëntë të tilla apo të qaj gjëra të tilla.
A do të cilësohej si gabim I juaji mos-kualifikimi në Europë?
Jam I mendimit që duhet të fokusohemi tek ndeshja e nesërme. Futbolli I tillë është, ka provim javë pas jave, por të jep edhe mundësinë për tu rikuperuar. Në këtë situatë jemi edhe ne. Unë jam një njeri që kurrë nuk e gjej përgjegjësinë tek të tjerët, por e gjej tek të gjithë, tek vetja në rradhë të parë.Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për atë që bëjmë.