Shehi: “Ekipi është në gjendje të mire. Egnatia ka lojtarë cilësorë, mbetet për tu parë nesër.”

Trajneri bardheblu Orges Shehi doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KF Egnatia që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin Selman Stermasi. Shehi u pyet për gjendjen e skuadrës dhe sfidën e nesërme. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:

Si ka qene gjendja e skuadres gjate kesaj jave dhe gjendja e Taulant Seferit?

Gjendja e skuadres eshte e mire, Seferi nuk eshte stervitur me grupin vetem ditet e para, por mw pas eahte bashkuar, besoj se eshte ne gjendje të luajë e për të qënë në formacion.

A do të këtë ndryshime në formacion ndaj Egnatias?

Kur luan para kunderhstarit mendon gjithe kohen te mbrohesh. Në mendimin tim, me këtë grup lojtarësh që kemi do bëjmë mirë pasi janë të ngjashëm me njëri tjetrin. Sigurisht që përballë cdo kundërshtari do të ketë një apo dy ndryshime, por e gjithe skuadra është e përbërë nga lojtarë cilësore, gjithsesi mbetet për tu parë cfarë lojtarëshn do të hedhim nesër në fushë, e rëndësishme është që te gjithë ata që do të jenë në formacion të bëjnë mirë. 

Egnatia skuadër debutuese në superligë, si e vlerësoni si kundështar?

Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojme nga emri por nga cilësia e lojtarëve që ka. Është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësor, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në superior por brënda për brënda ka cilesi dhe lojtaqrë me peshë. 

Duke qënë se vini nga fazat përgatitore dhe ndeshje të pakta, kur prisni që Tirana të kapi formën e duhur?

Ndoshta kemi mendim të kundërt, për mua në fazën përgatitore ndeshjet kanë qënë të shumta dhe për më tepër të vështira. Kur skuadrat kanë ndryshime dhe janë të reja në 50% sigurisht që duan kohë të arrijnë pëefeksionin, jo vetëm Tirana por gjithë skuadrat e tjera. Mendoj se pas javës 5-6 skuadrat janë më të qarta. 

A keni ndonjë lojtarë për të cilin e keni përgatitur skuadrën?

Përpara cdo ndeshje sigurisht që marrim masat dhe analizojmë kundërshtarin se si duhet ti përgjigjemi. Analizat nuk janë për individë të vecantë, sepse në kampionat skuadrat funksionojnë në grup, kështuqë duhet të fokusohemi tek kjo pjesë.