Shehi: “Ekipi është I plotë, e rëndësishme është që lojtarët që do të dalin nesër në fushë të jenë në 100% e tyre”

Trajneri Shehi u prononcua ditën e sotme përpara mediave, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Kastrioti-Tirana, e vlefshme për javën e 23 të Kategorisë Superiore. Në deklaratën e tij ai u shpreh si mëposhtë:

Kalendari ju përball me ekipin e Kastriotit, si e shihni këtë sfidë?

Kalendari javë pas jave na përball me skuadra që janë Brenda objektivave, është një skuadër që ka bërë shumë mirë dhe sigurisht është ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne.

Si paraqitet gjendja e grupit?

Grupi po plotësohet pak nga pak, ndonëse disa lojtarë nuk janë Akoma në 100% e vet por e rëndësishme është që janë rikthyer në gjirin e skuadrës dhe po stërviten me skuadrën.

Loja bëhet agresive, a ju trembin dëmtimet në prag të derbit?

Cdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës. Një skuadër mund të jetë agresive Brenda kornizave të lojës, pra ajo skuadër që ka shpirt luftarak. 

Këtë sezon nuk ka patur 3 fitore rradhazi, ka shansin për të bërë dicka të tillë dhe për tu rikthyer në Europë?

Në statistika ndoshta mund të jetë e vërtetë që nuk kemi patur 3 fitore radhazi, është mundësia për të shtuar pikë dhe për t’ju afruar objektivave që kemi. Do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin.

Shume lojtarë janë me kartonë, ju tremb fakti që ju mungojnë emra të rëndësishëm prag derbi?

Kampionati I tillë është, gara e tillë është, do të kemi edhe mungesa, por do të fokusohemi tek  ndeshja e nesërme dhe nuk mendojmë për ndeshjen e ardhshme, fokusi është tek takimi I së dielës, pa marrë parasysh sesi do luajmë javën tjetër. 

Rikthehet Batha dhe Najdovski. I mendoni në formacion?

Sic e thash edhe më parë, lojtarët janë rikthyer por jo në 100% e tyre. Nesër do të mendojmë lojtarët që do të hedhim në fushë. E rëndësishmë është që lojtarët që do të dalin të jenë në fromën e tyre më të mirë.