Seferi: “Ecim si ekip, do ti marim ndeshjet me qetësi që në fund të triumfojmë. Tifozët na mungojnë shumë.”
Taulant Seferi ishte lojtari që doli në krah të trajnerit Shehi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Tirana-Partizani. Sulmuesi bardheblu u pyet për derbin e tij të dytë si lojtar i Tiranës, moralin e skuadrës dhe tifozerinë. Mëposhtë deklarata e plotë e lojtarit:
Keni gjetur golin në ndeshjen e kaluar, sa i përgatitur jeni për sfidën e rradhës?
Është një nga ndeshjet më të mëdhaja të kampionatit. Mendoj se po ecën mirë dhe shpresoj që nesër me ndihmën e zotit të jemi me të njëjtin ritëm. Jemi në rrugën e duhur. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe besoj që në fund do të dalim triumfues.
Kushdo që për një periudhë të shkurtër kërkon të jetë pjesë në derbi per impaktin e tifozëve…
Më mungojnë shumë. Edhe në derbin e kaluar ishte pa tifozë. Kam parë edhe ndeshje me tifozë dhe është ndrysim dhe mungesë e madhe edhe për ne dhe për futbollin shqiptar. Tirana ka tifozerinë më të madhe.
Nga ndeshja e janarit provuat çfarë ishte derbi por nuk ishit në formën perfekte. Mendoni se do te shënoni këtë herë?
Futbolli nuk është individual, jemi kolektiv. Ne ecim si ekip, na ka ecur më parë do të na ecë edhe këtë herë, por marrim me qetësi dhe me vëmendje e përqendrim të madh. Në ndeshjen e parë me ta kisha 6 muaj pa luajtur, nuk isha ne 100% tim, tani jam mirë. I marim ndeshjet një nga një dhe analizojmë cdo kundërshtar.
Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është ‘superçun’, por do e t’ja lëmë kohës dhe do e shohim nesër në ndeshje.
Rasti i humbur në ndeshje? Më kujtohet, por s’kemi ç’bëjmë, kështu është futbolli.